Kur edhe policia shkel rregullat

Një veturë e Policisë së Kosovës, sot në Ferizaj ishte parkuar në trotuar duke bllokuar edhe hyrjen në xhaminë e qytetit.

Lajme

03/02/2016 21:12

Ata që janë të thirrur të respektojnë rregula dhe t’i shtyjnë të tjerët t’i zbatojnë ato. Shpesh janë vetë që e shkelin ligjin.

Kështu ka ndodhur sot në Ferizaj, kur një  veturë e policisë është parkuar para dyerve të Xhamisë së Madhe duke bllokuar edhe trotuarin.

Edhe pse sot nuk ishte as ditë e premte kur besimtarët falin namazin e xhumasë, megjithatë vetura e policisë ka qëndruar aty për një kohë relativisht të gjatë.

Këtë fotografi e ka dërguar një lexues në portalin  ferizajpress.com, transmeton lajmi.net