Kur e pamëshirshmja Anjeza prezantohej si “e dashur” para publikut (Video)

Tashmë e gjithë Shqipëria po e njeh si barbare, por dikur Anjeza Shabani mund të ketë qenë njëra nga prezantueset e dashura të publikut shqiptar.

Lajme

21/06/2016 11:50

Skandalozja Shabani, u bë e njohur nga një video ku shihet duke rrahur keq një djal 3-vjeçar në kopshtin e saj “Diren” në Tiranë, shkruan lajmi.net

Por Shabani dikur ka qenë prezantuese emisioni, i cili për ironi ka pasur si koncept zbulimin e skandaleve të shtetit dhe të tjerëve. Në videon më poshtë, mund ta shihni Anjezën e cila prezantohet si një “e dashur” për publikun.

Ajo prezanton emisionin “Alarm” në Ora News së bashku me gazetarin Armir Shkurti. Ky emision tashmë nuk ekziston më. /lajmi.net

YouTube player