Kur do ta dërgojë Presidentja mandatarin e Qeverisë?

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ende nuk dihet nëse do ta dërgojë në Kuvend emrin e mandatarit për krijimin e Qeverisë së re, apo do ta pres vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sipas kërkesës së PDK-së për interpretimin e mënyrës së zgjedhjes së Isa Mustafës në postin e kryetarit të Kuvendit.

Lajme

18/07/2014 13:16

PDK-ja tanimë ka vendosur që të kërkoj sqarime nga Gjykata Kushtetuese rreth kësaj çështje.

Dren Doli nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, thotë se përkundër dërgimit në Gjykatën Kushtetuese për interpretim të procedurave sa i përket zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, nuk e pengon ta dërgojë në Kuvend propozimin për mandatarin e ri për kryeministër,vetëm në rast se Kushtetuesja nuk nxjerrë një masë të përkohshme.

Megjithatë, Këshilltari i Presidentes Jahjaga, Arbër Vllahiu, ka thënë për KosovaPress-in, se e para e venit do të respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese për caktimin e mandatarit për kryeministër, por në të njëjtën kohë edhe të drejtën e secilit subjekt politik që mund të kërkojë interpretime dhe sqarime ligjore nga Gjykata Kushtetuese, për seancën e djeshme.

“Presidentja Jahjaga përveç zbatimit te kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, do të respektojë edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për caktimin e mandatarit për kryeministër, por gjithsesi se do të respektoje edhe të drejtën e secilit subjekt politik që mund të kërkojë interpretime dhe sqarime ligjore që mund të ngritën për çështjen e seancës së Kuvendit”, tha Vllahiu.

Dërgimin e kësaj çështje në Gjykatën Kushtetuese e ka paralajmëruar edhe vet kryetari i PDK-sëHashim Thaçi. Ai ka shkruar në profilin e tij nëFacebook, se vendimet e djeshme në Kuvendin e Kosovës, që dolën nga një proces antiligjor, antidemokratik dhe antikushtetues janë të pavlefshme dhe të barabarta me një zero të madhe.

“Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në lidhje me zhvillimet e dhunshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës për të kërkuar rivënien e legalitetit dhe legjitimitetit në këtë institucion”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

(KosovaPress)