Kumanovarët kujtojnë 9 majin me marshim

Ka përfunduar e qetë dhe pa asnjë incidente marshi përkujtues për ngjarjet e 9 majit. Marshi fillojë në “Lagjen e Trimave”, ku marshuesit thane se ky përkujtim vlen për t’i zgjuar dhe vetëdijesuar shqiptarët, si dhe për t’u thënë mjaftë më skenarëve të montuara.

Lajme

09/05/2016 17:58

Ndryshe, Xhezair Shaqiri, komandant Hoxha, ka rrëfyer për dyshimet e tij se si ka mundur që rasti i Kumanovës të montohej.

“Rasti i Kumanovës ku ranë në kurth disa shokë tanë të UÇK-së, në të ardhmen do të jetë një ndër rastet më të komplikuara, që kanë arritur të përgatisin me precizitet te lart politikanet dhe shërbimet e një shteti”, ka thënë Shaqiri, transmetojnë mediat shqip në Maqedoni.