Kuçi: Haradinaj e ka mbështetjen e PDK-së për të marrë vendime të mëdha

Nënkryetari i PDK’së, Hajredin Kuçi wshtw i bindur se nëse koalicioni në mes tyre, AAK’së dhe NISMA’s, do të jetë formuese e qeverisë së ardhshme të vendit, përgjegjësitë për të arriturat dhe dështimet e asaj qeverie do t’i marrin të gjitha partitë në koalicion.

Lajme

09/06/2017 23:30

Kuçi në Tribuna Channel shtoi se Ramush Haradinaj do ta ketë mbështetjen e PDK’së për të marr vendime të mëdha që do të jenë në esenciale për të mirën dhe të ardhmen e vendi.

Kuçi shtoi se arsyeja pse LDK i ka pasur fajet për dështimet e qeverisjes së kaluar, është se kjo parti ka ngurruar për të marr vendime të mëdha, edhe pse sipas tij e kanë pasur mbështetjen e Partisë Demokratike të Kosovës.