Kuba bëhet vendi i parë në botë që eliminon transferimin e HIV-it nga nëna në fëmijë

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Kuba është vendi i parë në botë që ka eleminuar në mënyrë efektive transmetimin e Hiv-it dhe sifilisit nga nëna tek fëmija.

Lifestyle

07/07/2015 13:29

Në këtë konfirmim më tutje thuhet:

‘’Kjo është një nga arritjet më të mëdha të mundshme të shëndetit publik’’.

Ajo çfarë Kuba ka bërë në anën tjetër është se ka integruar trajtime në kujdesin shëndetësor të përgjithshëm me mënyra të përballueshme të cilat i arritën në mënyrë që ata të bëjnë një pjesë normale të trajtimit për të gjitha gratë shtatëzëna.

Drejtori i përgjithshëm Margaret Chan në një konferencë për shtyp tha se është një fitore e madhe në luftën kundër Hiv-it.

‘’ Kjo është një fitore e madhe në luftën tonë kundër Hiv-it dhe infeksioneve seksualisht të transmetueshme si dhe një hap i rëndësishëm në drejtim të paturit të brezave të rinj pa AIDS’’.

Në mbarë botën çdo vit rreth 1.4 milion gra bartin HIV pozitiv e që mbeten shtatëzëna, dhe pa asnjë ndërhyrje ato kanë një shans për kalimin e virusit tek bebja me 15 – 45 %.

Megjithatë tashmë rreziku është eleminuar të paktën për Kubën tha Chan, duke bërë të kuptohet që epidemisë së AIDS-it është duke i ardhë fundi, përcjellë Klan Kosova.