Kthyen kështjellën në serë kanabisi, pranga 3 shqiptarëve

Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Flori, pasi një kështjellë historike e kishin kthyer në një vend ku mbillnin kanabi

Lajme

15/04/2016 01:30

Dy dhoma të blinduara, sistemet e ujitjes ishin të ngritur, ventilim dhe ajër të kondicionuar, llambat halogjen etj, gjithçka që duhej për të rritur kanabisin. Ndërtesa është që në vitet 1920, por mosmarrëveshjet mes banorëve të zonës dhe komunës, kanë bërë që të ishte e mbyllur.

Por jo për shqiptarët… Policia gjeti brenda ndërtesës 550 bimë kanabis, 1.8 metra të larta secila. Gjithçka nisi pas humbjes së një qeni dhe policët kishin shkruar në zonë për të ndihmuar në gjetjen e kafshës.

Qeni u gjet i ngordhur, ndërsa policët nuhatën një erë të fortë kanabisi, raporton “NOA”. Kështu nisën kontrollet dhe zbuluan lëndën narkotike. Në pranga kanë rënë tre shqiptarë: 25, 27 dhe 48 vjeç.