Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë kërkon vëzhgim ndërkombëtar të zgjedhjeve

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski ka dërguar ftesa kryetarit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Illka Kanerva, kryetarit të Parlamentit Evropian, Martin Shultz, kryetarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Pedro Agramunt dhe deri te kryetari i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Michael Tarner, për qëllimin që të marrin pjesë në monitorimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Lajme

16/04/2016 14:52

​Veljanoski, konform kompetencave kushtetuese dhe ligjore, dje nënshkroi vendim për shpallje të zgjedhjeve të parakohshme të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, të cilat do të mbahen më 5 qershor të vitit 2016, njofton Alsat M.

Në kodin zgjedhor, në nenet 161 dhe 162, është parashikuar se gjithë procesi zgjedhor mund ta monitorojnë oganizata ndërkombëtare dhe përfaqësues të vendeve të huaja dhe shoqata civile të regjistruara vendore dhe të huaja, në statutet e të cilave është përfshirë parimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut./ lajmi.net.