Kryetari i ri i LDK-së zgjidhet në fund të majit, njofton Mustafa

Kreu I LDK-së dhe njëkohësisht kryeministër i vendit, Isa Mustafa ka thënë se kryetari I ri I kësaj partie do të zgjidhet në muajin maj të këtij viti. 

Lajme

08/01/2015 19:23

Duke iu drejtuar anëtarëve dhe simpatizantëve të LDK-së nëpërmjet profilit të tij në Facebook, Isa ka njoftuar se nesër do të mbahet Këshilli I përgjithshëm, ku do të diskutohet dhe vendoset për shpalljen e zgjedhjeve brenda LDK-së.

Ja edhe postimi i Isa Mustafës:

“Në Kryesinë e LDK-së sot shqyrtuam dokumentet për zgjedhjet e ardhshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nesër do të mbahet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, ku do të diskutohet dhe vendoset për shpalljen e zgjedhjeve, e që pritet të mbahen nga data 10 mars deri më 10 maj në nivel të degëve, kurse në fund të muajit maj të mbahet Kuvendi i LDK-së, në të cilin do të zgjidhet kryetari dhe Këshilli i Përgjithshëm. Me këto zgjedhje, LDK synon të zgjerojë bazën e saj në aspektin moshor, profesional dhe gjinor. Angazhohemi për një proces shumë transparent e të organizuar mirë, i cili do të rezultojë në dobi të anëtarësisë dhe të qytetarëve të Kosovës”.