Kryetari i Bujanocit nuk i bindet simboleve serbe në pritjen e Nishanit(Foto)

Vizita e Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani në Bujanoc nuk ka kaluar pa reagime nga ana e shtetit të Serbisë.

Lajme

07/03/2017 21:47

Në pritjen e organizuar nga kryetari i Bujanocit,Shaip Kamberika qenë prezentë vetëm flamuri i Shqipërisë, shkruan lajmi.net

Përkundër kërkesave nga Qeveria e Serbisë për vendosjen edhe të flamurit serb, kryetari Kamberi ka vendosur që të mos e ndërmarrë një vendim të tillë.

Kjo ka shkaktuar reagim nga ana e serbëve, të cilët e kanë cilësuar këtë vizitë dhe pritjen ndaj Nishanit si një provokim ndaj shteti serb.

Madje kreytari i Partisë Kombëtare Serbe, Nenad Popoviq theksoi se kjo ishte një tallje ndaj gjithë shtetit dhe gjithë qytetarëve serbë.

Më herët gjatë ditës, kishin reagur edhe zyrtarë tjerë serbë, pasi në pritjen ndaj Nishanit nuk u intonua himni i Serbisë, dhe këngët që dëgjoheshin në Bujanoc ishin kryesisht patriotike shqiptare. /Lajmi.net/

zyrja4 zyrja3 zyrja2