Kryeprokurori Syla kërkon që rastet e dhunës në familje të trajtohen me prioritet – Lajmi.net
Kryeprokurori Syla kërkon që rastet e dhunës në familje të trajtohen me prioritet
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 14:07, 12 October 2018
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqyri Syla, ka mbajtur takim me drejtoreshën e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, Afërdita Mikullovci, si dhe me shefat e hetimeve të Stacioneve Policore në Mitrovicë, Skenderaj dhe Vushtrri, si dhe shefin e Hetimeve Rajonale të Policisë së Mitrovicës.

Në takim është diskutuar bashkëpunimi në mes të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës dhe Policisë Rajonale të Mitrovicës, me ç`rast është konstatuar se ekziston një bashkëpunim i shkëlqyeshëm mes tyre, dhe u pajtuan që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen me qëllim të luftimit të dukurive negative në regjionin të cilin e mbulon kjo prokurori, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Po ashtu, temë e rëndësishme e takimit ka qenë diskutimi për rastet e dhunës në familje. Kryeprokurori Syla, është shprehur se është shqetësuese rritja e rasteve të dhunës në familje, si dhe ka kërkuar që këto raste të kenë trajtim të veçantë si dhe të u jepet prioritet. Vlen të theksohet që në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, është i caktuar një prokuror i cili merret ekskluzivisht me këto raste. 

Gjatë takimit është pajtuar që të Enjten e parë të çdo muaji të ketë takime të rregullta në mes të Kryeprokurorit Syla me drejtuesit e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Mitrovicës. Po ashtu në javën e ardhshme Kryeprokurori Syla do të mbajë takim me Strukturat e Policisë së Rajonit të Mitrovicës- veri. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO