Kryeprokurori: Isa Mustafa nuk është i përfshirë në 70 dosjet e komunës – Lajmi.net
Kryeprokurori: Isa Mustafa nuk është i përfshirë në 70 dosjet e komunës
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 21:09, 7 December 2017
Ish- Kryetari i Prishtinës nuk rezulton i përfishrë në asnjë prej 70 dosjeve që Lëvizja Vetëvendosje i kishte dërguar në prokurori lidhur me ish-zyrtarë komunalë të Komunës së Prishtinës.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi në një intervistë ekskluzive për emisionin ‘Jeta në Kosovë’ tha se megjithëse është ngritur aktakuzë lidhur me këto lëndë, në to nuk është përmendur Isa Mustafa.

“Me ju thanë të drejtën, Isa Mustafa nuk ka qenë i përfishrë në asnjë prej kallëzimeve penale të cilat janë dërguar në Prokurorinë Speciale. Nuk ka qenë Isa Mustafa i përfishrë në këto raste. Nuk ka asnjë provë, asnjë fakt relevant i cili tregon se ish-Kryetari i Komunës së Prishtinës ka qenë i involvuar në këto raste”, tha ai.

“Ndërsa, personat tjerë që kanë qenë të involvuar në këto raste, Prokuroria Speciale, respektivisht prokurorja Drita Hajdari i ka kryer hetimet dhe e ka ngritur aktakuzën”, shtoi ai.

Kryeprokurori i Shtetit në këtë intervistë flet edhe për hetimet e zyrtarëve të lartë dhe dyshimet e ngritura mbi autenticitetin e provimit të tij të jurisprudencës.

Deklaratën e Lumezit për emisionin ‘Jeta në Kosovë’ mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master Japan
  • Play Bubble Trouble
  • Play Bow Master
  • Play Urban Basketball