Kryeparlamentari Veseli merr mbështetjen e eurodeputetëve nga EPP për liberalizimin e vizave

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar në Strasburg eurodeputetin Cristian Dan Preda nga Grupi EPP (Partitë e djathta evropiane) me të cilin ka diskutuar për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Lajme

12/06/2018 19:04

Kryeparlamentari Veseli e informoi eurodeputetin Dan Preda për zhvillimet politike në Kosovë, për reformat që institucionet kanë ndërmarrë në rrugën drejt integrimeve evropiane si dhe për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.

Kreu i Kuvendit të Kosovës kërkoi nga  eurodeputeti i EPP që ta mbështesin heqjen e vizave për Kosovën në vendimmarrjen e Parlamentit Evropian, as rekomandimit që do ta japë Komisioni Evropian në fund të këtij muaji.

Eurodeputeti Dan Preda e siguroi kryeparlamentarin Veseli se eurodeputetwt nga EPP (Partitw e djathta evropiane) e mbështesin liberalizimin e vizave për Kosovën dhe do ta japin kontributin e tyre pozitiv gjatë vendimmarrjes në Parlamentin Evropin.

35077526_10217257964499100_9013977851300413440_n