Kryeparlamentari Mustafa, flet si Kryeministër (video)

Isa Mustafa ka marrë pozitën e Kryetarit të Kuvendit, ndërsa u është drejtuar deputetëve me një fjalim. 

Lajme

17/07/2014 14:59

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa me të marrë fjalën, ka dhënë premtime që nuk mund t’i zbatojë në pozitën e sapofituar, atë të Kryetarit të Kuvendit.

Ai tha se blloku LDK-AAK-Nisma, me të marrë Qeverinë, do të punojë në zhvillimin e vendit, luftimin e korrupsionit dhe zhvillimin e dialogut.

“Ju falënderoj shumë për besimin që ma dhatë për votën tuaj, unë e vlerësoj çdo votë”.

“Ju siguroj se si kryetar do të punoj në interes të gjithë deputetëve të të gjitha grupeve parlamentare sepse konsideroj se kjo është në interes të vendit”.

“Do të punojmë shumë në integrimin e komuniteteve, dhe shpresoj që në seancën tjetër do të votojmë edhe për nënkryetarët e tjerë”.

“Ne dot vazhdojmë që në Kuvend të merremi me tema që janë me interes, me çështje që sigurojnë zhvillimin shtetin ligjor dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit”.

“Ne do të angazhohemi për përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët tanë, për vazhdimin e dialogut, implementimin e marrëveshjeve”.

“Kërkojë nga ju bashkëpunimin për çdo çështje që është në interes të vendit. Faleminderit, urime dhe suksese”.