Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim uron Ramush Haradinajn – Lajmi.net
Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim uron Ramush Haradinajn
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 17:01, 13 September 2017
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka pranuar telegram urimi nga kryeministri i Republikës së Turqisë, Binali Yildirim.

Në urimin e kryeministrit Yildirim thuhet:

I nderuar Kryeministër,

Në emrin tim personal dhe në emër të Qeverisë sime me ndjenjat më të përzemërta ju uroj postin e Kryeministrit dhe themelimin e Qeverisë së re.

Kam besim të plotë se edhe gjatë periudhës së detyrës suaj marrëdhëniet miqësore në mes të Kosovës dhe Turqisë si dhe bashkëpunimet në mes të dy Qeverive do të thellohen edhe më tutje.

Me këtë rast përsëris urimet e mia për shëndetin dhe lumturinë e Shkëlqesisë Suaj si dhe mirëqenien e popullit mik dhe vëlla kosovarë. Uroj që të ketë shumë sukses Qeveria juaj.

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Rock Wheels
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Bubble Trouble