Kryeministri i Çekisë: Kosova nuk po i përmbush detyrimet e saj

Kryeministri i Çekisë, Andrej Babis, është takuar sot me homologen e tij serbe, Ana Bërnabiq.

Lajme

10/12/2018 20:25

Në këtë takim përpos tjerash është diskutuar edhe për situatën në Kosovë, me ç’rast Babis ka thënë se tensionet dita ditës po rritën.

“Kosova nuk po i përmbush detyrimet ndaj Serbisë, ne do të përpiqemi të ndihmojmë që tensionet të ulen. Besojmë në një qasje konstruktive të Serbisë”, ka thënë kryeministri çek, përcjell lajmi.net.

Ndërsa Bërnabiq, është ankuar për vendosjen e taksës ndaj mallrave serbe dhe ka kërkuar ndihmën e homologut të saj.

Ajo ka shtuar se transformimi i FSK në Ushtri është fakt shqetësues për Serbinë por edhe për paqen rajonale. /Lajmi.net/