Kryeministri holandez: Ideja ushtrisë evropiane është e parakohshme

Idetë e Francës dhe Gjermanisë për krijimin e një ushtrie evropiane janë të parakohshme, njoftoi sot kryeministri holandez, Mark Rutte, me arsyetimin se siguria e kontinentit mund të garantohej vetëm nga NATO.

Bota

16/11/2018 21:57

”Ideja e një ushtrie evropiane është shumë e largët për Holandën”, pohoi Rutte gjatë konferencës javore për shtyp.

“Franca dhe Gjermania po veprojnë në mënyrë të parakohshme. Qëndrimi zyrtar i Holandës është se NATO-ja mbetet themeli i politikës sonë të mbrojtjes’’, përfundoi ai në prani të gazetarëve.