Kryeministri Haradinaj priti na takim deputetët Ademi dhe Kinolli

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj priti sot përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë, Danush Ademi nga Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Albert Kinolli nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK).

Lajme

13/09/2017 19:09

Përfaqësuesit e këtyre komuniteteve, njëherësh deputet të Kuvendit të Kosovës e përgëzuan kryeministrin Haradinaj për detyrën e re, duke i premtuar bashkëpunim të ngushtë në përmbushjen e agjendës shtetëror të Qeverisë.

Kryeministri Haradinaj u tha atyre se do t’i shohë kërkesat dhe problemet me të cilat ballafaqohen këto komunitete dhe bashkërisht do të gjenden zgjidhjet adekuate. “Nuk do të jeni vetëm, do të punojmë bashkë”, u premtoi atyre kryeministri Haradinaj.