Kroos provokon brazilianët në urimin për Vitin e Ri, reagon ashpër Marcelo (FOTO)

Viti 2017 nuk ka nisur edhe aq miqësisht për dy yjet e Real Madridit, Toni Kroos dhe Marcelo.

Sport

01/01/2017 14:12

Kjo pasi që ata janë ngacmuar me njëri-tjetrin në Twitter, në urimet për vitin e ri.

Gjermani provokoi i pari, duke postuar një foto për urimin e vitit 2017, ku numrin 1 e zëvendësoi me flamurin e Brazilit dhe 7-ën me atë të Gjermanisë, duke kujtuar fitoren 7:1 të gjermanëve në Kupën e Botës 2014, përcjellë “lajmi.net”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Marcelos, i cili ka goditur gjermanin në mënyrë indirekte.

Ai uroi vitin e ri duke kërkuar nga të gjithë respekt, fjalë të cilën e shkroi me shkronja të mëdha.

Pas një 2016-e ëndrrash, 2017-a duket se do të jetë pak më ndryshe për Realin. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.