Kroacia zhbllokon negociatat e Serbisë me BE-në?

Kroacia ka dhënë pëlqimin me shkrim me të cilin Serbia do të hapte kapitullin 23 në negociatat me Bashkimin Evropian, bëjnë të ditur mediat serbe, duke u thirrur në burime jozyrtare.

Lajme

26/05/2016 12:49

Kroacia është i vetmi vend nga 28 anëtarët e Bashkimit Evropian i cili nuk kishte rënë dakord që ky kapitull të hapet muajin e ardhshëm, përcjell Telegrafi.

Në fillim të majit në një takim të ambasadorëve të BE-së në Bruksel, Kroacia nuk kishte dhënë pëlqimin për hapjen e kapitullit 23 të negociatave mes Serbisë dhe Bashkimit Evropian.