Kroacia do të legalizojë marihuanën për qëllime mjekësore?

Qytetarët e Kroacisë që nga vera e vitit të ardhshëm do të mund të marrin “dritën e gjelbër” për shfrytëzim legal të marihuanës për qëllime mjekësore.

Lajme

21/12/2014 15:57

Ministri i Shëndetësisë, Sinisha Varga ka caktuar Komisionin për analizën e rekomandimit të aplikimit të marihuanës indiane për qëllime mjekësore, kurse vlerësimet janë se ky komision punën e besuar do të mund ta kurorëzojë brenda 6 muajve.

Detyrë e Komisionit është të hulumtojë mundësitë e zbatimit të kanabisit te të sëmurët nga kanceri, multiple skleroza dhe sëmundjet e tjera të rënda, te të cilat terapia e tillë mund të ndihmojë në shërimin  apo lehtësimin e simptomave të sëmundjes.

Ekspertët do të përcaktohen edhe për atë se kush do t’i bartë shpenzimet e terapisë së tillë, përkatësisht se a do të mbulohen ato nga sigurimi i obligueshëm shëndetësor, apo nga vet pacientët, siç është rasti në Slloveni, raporton Novi list, transmeton lajmi.net.

Për kreun e këtij komisioni, Ognjen Brboroviq, nga Fakulteti i Mjekësisë në Zagreb, nuk ka dyshim se kanabisi do të marrë “dritën e gjelbër” për përdorim në qëllime mjekësore.

“Në shtetin ku 60 për qind e studentëve të mjekësisë deklarojnë se e kanë provuar “barin”, mundësia që djali të marrë një gram nga marihuana e blerë në barnatore për t’ia shpëtuar babin nga vdekja, vërtetë nuk paraqet ndonjë rrezik”, konsideron ai.