Kriza politike, efekte negative në ekonomi
Rritja prej dy për qind e ekonomisë në tremujorin e parë të këtij viti vërteton efektet negative të krizës politike ndaj ekonomisë.
Lajme
Investimet bruto janë ulur për dhjetë për qind, që do të thotë se sektori privat shmang investimet. Rënie është shënuar edhe në Industrinë përpunuese, megjithatë është pozitiv fakti që rritet eksporti dhe ndërtimtaria.
Nga të dhënat e fundit shihet se shteti është tërhequr nga neutralizimi i konsiderueshëm i efekteve të krizës meqë konsumi publik është rritur për vetëm 4.2 për qind, që është trefish më pak në raport me rritjen nga gjysma e dytë e vitit të kaluar, shkruan AM, transmeton KosovaPress.