“Kriminel” publikohet nga Noizy, Azet dhe Zuna

Reperi Noizy nuk po ndalet së publikuari projekte të reja.

ShowBiz

16/03/2018 21:50

Ka pak ditë që ka publikuar këngën e fundit, ndërsa sot kishte paralajmëruar projektin e ri, shkruan lajmi.net.

Kënga me titull “Kriminel” tashmë është publikuar në kanalin YouTube dhe vjen e vizuelizuar me videoklip.

Në këtë këngë, Noizy ka bashkëpunuar me reperët Azet dhe Zuna, ndërsa kënga premton të jetë hit.

“Mbretëresha” titullohet projekti të cilin Noizy ia kishte dedikuar nënës, ndërsa menjëherë pas një jave ai erdhi me “Kriminel”. /Lajmi.net/

YouTube player