Kreshnik Spahiu lë politikën

Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka deklaruar dorëheqjen nga politika.

Lajme

26/05/2017 22:00

Ai e ka bërë të ditur këtë në “Zonë e Lirë” para pak castesh.

“Është emisioni i fundit që jemi bashkë Çani, kam ardhur këtu të deklaroj tërheqjen time nga politika, vij nga një bisedë e çuditshme, ishte si një marrëdhënie lufte.  Deklaroj para publikut se çadra ishte një kurth për opozitën e elektoratin shqiptar”,-tha Spahiu.

Vendimi i liderit të AK-së ka ardhur pasi nuk ka bërë një marrëveshje me PD-në dhe Lulzim Bashën, për zgjedhjet e 25 qershorit.