Krejt çka është duke ndodhur në protestën e ‘Revolucionit Laraman’ (Foto/Video)

Sonte për dallim nga radhët tjera është vërejtur prani më e madhe e forcave speciale policore të cilët në kordonë e kanë bllokuar urën “Goce Dellçev” dhe selinë e partisë në pushtet OBRM-PDUKM, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Lajme

20/06/2016 21:30

Ndryshe mijëra demonstrues vërshuan para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ndërsa përmes altoparlantit jehonte kënga „Në luftë populli maqedonas“.

Udhëheqësit e “Revolucionit Laraman” të quajtur “komando” me fanella në të cilët shkruante “Armata e Sorosit” e përqeshnin propagandën e mediave pro-qeveritare të cilët protestuesit i quajnë mercenarë të Sorosit.

Image

Para qeverisë protestuesit dërguan porosi deri te qeveria dhe ish kryeministri Nikola Gruevski. Para të tubuarve u drejtuan shumë aktivistë dhe funksionarë të LSDM opozitare.

Savevski ishte i pari që publikisht iu falënderua të tubuarve për përkrahjen që ua dhanë aktivistëve të “E majta” deri sa ata ishin në paraburgim.

Image

Tubimit iu drejtua edhe nënkryetarja e LSDM, Radmila Shekerinska duke thënë mes tjerash: „Krimi ka emër dhe mbiemër, kërkojmë përgjegjësi. Nuk mundet Gruevski të vazhdojë me drejtësinë nga defterët e tij. Gruevski doemos ti heq kanxhat nga të gjithë institucionet, patjetër të ketë dënim. Kërkojmë dorëheqje nga qeveria jolegjitime e cila vodhi gjithçka, jemi këtu që Maqedonia të bëhet vend i fëmijëve tonë“.

Image

Zamir Mehmeti prej para Qeverisë i ka “përshëndetur” ish kryeministrin dhe ministrin e brendshëm Çavkov me ç ‘rast  demonstruesit i fishkëllyen.

Image

Demonstruesit pas tubimit para Qeverisë vazhduan në drejtim të Kuvendit të Maqedonisë. Në këtë rrugëtim ata ndaluan para Ministrisë së drejtësisë dhe e “ngjyrosën” fasadën e ndërtesës së këtij institucioni.

Ata me fishekzjarrë e kanë shprehur revoltën e tyre, përderisa disa nga protestuesit ia kanë thyer disa xhama të objektit të Ministrisë.

Pritet që demonstruesit së shpejti të arrijnë para ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë./Telegrafi/

YouTube player