Krasniqi: Opozita duhet të shkojë në zgjedhje me një listë të përbashkët

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, i cili për dy mandate ka mbajtur edhe postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se kriza politike mund të tejkalohet vetëm me zgjedhje të reja.

Lajme

29/02/2016 08:01

Nëse vendi shkon në zgjedhje të parakohshme ai është i mendimit që tri partitë opozitare të shkojnë me një listë të përbashkët, por nëse kjo nuk ndodh, Krasniqi ka thënë se Nisma është e përgatitur të shkojë e vetme në zgjedhje.

Duke folur për zgjedhjen e presidentit të ri, ai thotë se Thaçi nuk mund të jetë faktor i stabilitetit politik në vend.

Krasniqi ka folur edhe për dyvjetorin e themelimit të Nismës. Sipas tij, Nisma në rrugën e saj dyvjeçare e ka arritur të mundshmen, kurse në vitin e tretë të themelimit të saj e presin punë të mëdha. /Epoka e re