Kosovarëve mundë t’iu hiqen vizat për BE, por jo edhe për BeH

Pas liberalizimit të vizave me shtetet e zonës “Schengen”, kosovarët do të mund të udhëtojnë në këto shtete lirshëm, por jo edhe në të gjitha vendet e Ballkanit.

Lajme

17/05/2016 16:07

Me të marr këtë vendim, ka reaguar edhe Sarajeva zyrtare. Bosnja e Hercegovina, vend ky që vazhdon të ketë qëndrim kundër pavarësisë së Kosovës, është deklaruar se pas vendimit të Komisionit Evropiane për liberalizim të vizave me Kosovën, do t’i lehtësojë procedurat për viza, por jo edhe t’i heq ato për kosovarët, transmeton lajmi.net.

Ministri i Jashtëm i BeH, Igor Crnadak, deklaroi sot në Sarajevë se vendi i tij, aktualisht nuk ka mundësi të shqyrtojë heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, por ka paralajmëruar se do t’i lehtësojë procedurat për t’u pajisur me to.

Këshilli aktual i Ministrave dhe përbërja aktuale e Presidencës së Bosnjës, deri në fund të mandatit të saj, nuk do ta fusë në rend të ditës heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, u tha gazetarëve Crnadak.

“Përcaktimi ynë është se jeta duhet të vazhdojë më tutje dhe ne kemi demonstruar gatishmërinë të bisedojmë për aplikimin e disa lehtësirave për marrjen e vizave”, ka thënë ai./lajmi.net