Kosovaret bëhen nuse në moshën 27 vjeçare

Mosha mesatare e meshkujve që vendosin të martohen në Kosovë është 30.8 vjeçare , kurse mesatarja për gra është 27.3 vjeç.

Lajme

29/05/2015 17:10

Sipas një raporti të Agjencisë së Statistikave të Kosovës(ASK) të titulluar “Gratë dhe burrat në Kosovë”, shkalla e papunësisë për gratë është 38.8 për qind ndërsa për meshkujt 26.9 për qind.

Ja disa fakte të tjera nga ky raport:

– Të dhënat e fertilitetit: 1.9 fëmijë për një grua;

– Koeficienti i maskulinitetit: 112.1 meshkuj, për 100 femra;

– Shkalla e analfabetizmit në popullsinë e moshës mbi 10-vjeçare: 3.85 për qind në mesin e burrave, ndërsa në mesin e grave 3.07 për qind;

– Shkalla e papunësisë: për gratë është 38.8 %, 26.9 % për meshkujt.

Për më shumë informata rreth këtij raporti, klikoni këtu: www.ask.rks-gov.net