Kosova prin me papunësi

Një raport i Bankës Botërore tregon se Kosova gjatë gjysmës së parë të vitit 2013, prin me numrin më të madh të papunëve me 30.9 për qind. Ndërsa, Shqipëria ngritet në vendin e parë me 12.8 për qind.

Lajme

12/12/2013 14:52

Kosova prin në rajon me numrin më të madh të papunëve me 30,9 për qind. Pason Maqedonia me 28.8, pastaj Bosnja dhe Hercegovina me 27.5 për qind.

Kështu thuhet në një raport të publikuar nga Banka Botërore për zhvillimin ekonomik të shteteve të Evropës Juglindore (SEE6), për gjysmën e parë të vitit 2013.

Vendi me numrin më të vogël të të papunëve sipas këtij hulumtimi, ka Shqipëria me 12.8 për qind, më pas vjen Mali i Zi me 19.2 për qind, ndërsa Serbia me 23.5 për qind.

“Përderisa ka pasur rritje të vendeve të punës në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni, kjo përqindje mbetët e dobët në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë. Edhe pse në disa vende ka pasur rritje të vendeve të punës, me këtë nuk kanë arritur të përfitojnë të gjithë pasi që shumica e të punësuarve janë në sektorin e shërbimeve. Numri i vendeve të punës në sektorin e industri, ka pasur rënie gjatë vitit 2013 në të gjithë rajonin e Evropës Juglindore”, ka deklaruar Abebe Adugna, ekonomist i lartë në Bankën Botërore.