“Kosova për Sanxhakun” dënon djegien e flamujve në Podgoricë

Organizata “Kosova për Sanxhakun” dënon djegien e flamurit të Kosovës, dhe atij të Shqipërisë në Podgoricë. Duke i quajtur akte vandale, organizata thotë se veprime të tilla janë shfaqje e urrejtjes dhe mos-tolerancës ndaj shqiptarëve në përgjithësi.

Lajme

17/04/2016 16:54

“Janë akte të shëmtuara dukuri të tilla dhe nuk janë gjë tjetër përveç shfaqje të urrejtjes, mos respektit dhe mos tolerancë ndaj shqiptarëve në tërësi, prandaj si shoqëri është e domosdoshme të punohet shumë më shumë në integrimin dhe avancimin e vlerave demokratike, kulturore dhe ndëretnike, në këtë pjesë e Ballkanit e cila pretendon të jetë pjesë e Evropës demokratike.

Aktet e tilla të urrejtjes ndaj shqiptarëve dhe shteteve të tyre qesin në pah nivelin e lart të urrejtës që mbizotëron në mentalitetet e shoqërisë serbo-malaziase për çdo gjë që ka të bëj me qenien jo sllave si tërësi”, thuhet në reagimin e organizatës, dërguar mediave.

“Kosova për Sanxhakun” thotë të jetë zhgenjyer nga insittucionet të cilat nuk po i zbardhin rastet e tilla.

“Jemi të zhgënjyer thellësisht me mënyrën se si vallë për akte të kësaj natyre shteti as këtë rast e lere më ato më të rënda, nga e kaluar jo e largët (siç është rasti i Husajve) nuk arrit të i qes para drejtësisë kryesit e këtyre sulmeve që në vazhdimësi po përsëriten duke acaruar deri në pikë të vlimit marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërshtetërore”, thuhet tutje në reagim.

Sipas organizatës, incidente të tilla nuk janë në favor të mardhënieve të mira ndërnacionale në Mal të Zi, dhe nuk krijojnë ambient besimi brenda popujve që jetojnë në Mal të Zi, dhe në gjithë anën e Sanxhakut.