Kosova ka 1.75 milionë përdorues të telefonave mobil, rritje për 4.6%

Sipas të dhënave nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), numri i përdoruesve të telefonisë mobile ka arritur në 1.75 milionë në fund të tremujorit të parë. Ritja del të jetë 4.61 për qind krahasuar me vitin paraprak, dhe 1.14 për qind nga viti në vit.

Auto & Tek

30/05/2016 10:24

Shkalla e depërtimit për shërbime të telefonisë mobile në nivel vendi është arritur të mbulohet në masën 96,58 për qind, transmeton lajmi.net

Vala vazhdon të jetë lidere me një pjesë të tregut prej 57,24 për qind (56,22% në 2015), pasuar nga Ipko me 37.23 për qind (37,94%-2015), Z Mobile me 4.88 për qind (5.81%-2015) dhe D3 Mobile me 0.65 për qind (0.18%- 2015).

Telekomi i Kosoves ka pasur një pjesë të tregut me 80,45 për qind (82.49% në 2015), e ndjekur nga Ipko me 17.79 për qind (15.93%) dhe Kujtesa.Net me 1.76 për qind.

Numri i internetit fiks ka arritur në 217,985 (+ 12.62%), ndërkohë që aksesi i telefonisë mobile me internet ka arritur në 779,665 (+ 117.67%) përdorures.

Të ardhurat e përgjithshme të sektorit të telekomit ishin 34,08 milionë euro (-14,37%), nga të cilat 26.17 milionë euro nga telefonia mobile (-19,36%) dhe 1.01 milionë euro nga telefonia fikse (-39,51%). /lajmi.net