“Kosova është shtet”, Serbia ende e mllefosur me deklaratën e ambasadorit amerikan

Në një kundërpërgjigje të deklaratës së ambasadorit amerikan Kyle Scott, i cili tha se për SHBA-në Kosovë është shtet i njohur ndërkombëtarisht, ministrja e Transportit e Serbisë, Zorana Mihajloviq, ka thënë se "ndryshe nga SHBA, të cilat janë sponsori kryesor i pavarësisë së Kosovës, Serbia nuk e njeh dhe nuk do të njohë pavarësinë Kosova ".

Lajme

16/10/2018 21:16

Ajo shpjegoj sesi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po përpiqet të gjejë një zgjidhje të qëndrueshme dhe kompromisi për Kosovën në mënyrë që të ruajë paqen në rajon dhe të mundësojë jetë paqësore për serbët dhe shqiptarët.

Sipas saj, vetëm Serbia e pavarur ekonomikisht, e njohur botërisht, e pavarur mund të arrijë në një zgjidhje të tillë, transmeton lajmi.net.

Ajo ka kujtuar se Serbia është ekonomikisht e fortë pasi bashkëpunon me kompani nga Rusia, Kina, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Bashkimit Europian, shkruan “Danas”.

Në lidhje me deklaratën e ambasadorit amerikan në Serbi ka pasur reagime nga më të ndryshme nga shteti fqinj.

Ishte kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq e cilia deklaratat e Scott i kishte quajtur “skandaloze dhe të pabesueshme”.

Scott kishte thënë se Kosova “nuk është e ashtuquajtur”, por bëhet fjalë për “një shtet të pavarur dhe sovran”, ndërsa Bërnabiq tha:

“Mendoj se një deklaratë e tillë nuk është vetëm e pamenduar në diplomaci por bëhet fjalë edhe për mungesë të respektit ndaj nikoqirit, e sidomos qëndrimit të Qeverisë së Serbisë”, u shpreh ajo para gazetarëve, transmeton lajmi.net.

Gjatë ditës së djeshme, ministri serb i mbrojtjes, Aleksander Vulin kishte thënë se një deklaratë e tillë e ambasadorit “tregon vetëm arrogancën e tij”, shkruan lajmi.net.

“Më vjen keq që ambasadori Scott nuk u përpoq të tregonte arrogancën e tij në ndonjë rast me presidentin (Aleksandar) Vuçiq, sepse ai do të fluturonte nga qeveria”, tha Vulin.

I shpejtë në reagimin e tij ishte edhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq, i cili tha se përfaqësuesit e Qeverisë serbe është dashur të reagonin ndaj kësaj deklarate, dhe se sipas tij ambasadori amerikan nuk është i thirrur për të korrigjuar gazetarët.

“Mendoj se përfaqësues nga Qeveria është dashur të reagonin ndaj asaj deklarate. Ambasador, nuk je ti i thirrur për t’i korrigjuar gazetarët”, deklaroi Vuçiq. /Lajmi.net/