Kosova e para në rajon, për papunësi

Kosova ka përqindjen më ta lartë të papunësisë në rajon. Po ashtu ka edhe  numrin më të lartë të kontratave të përkohshme. Nuk mungon as perceptimi për favore seksuale ne vend pune. Këto janë të dhënat e prezantuar nga kompania “The HeadHunter” mbi Punësimin dhe Mirëqenien në Evropën Juglindore.

Lajme

23/04/2014 17:56

Në ditën e dytë të Panairit te Punës, të mërkurën në Prishtinë është prezantuar  studimi i realizuar nga kompania “The HeadHunter”, mbi Punësimin dhe Mirëqenien në Evropën Juglindore, ku vetëm nga Kosova janë përgjigjur mbi 2655 mijë te rinj, ndërkaq gjithsej janë anketuar 10 mijë e 107 persona.

Në anketën e realizuar online janë prezantuar të dhënë për shkallën e punësimit, llojin e kontratave, orët e punës etj. Nga të dhënat tregohet se në gjithë rajonin punëtorët bëjnë orë pune më shumë se që është paraparë me ligj.

Nga të dhënë e anketës numri më i madh i të papunëve në kërkim të një pune është në Kosovë.

Sipas të dhënave, në kërkim të një pune në Kosovë janë 55.3 për qind, në Shqipëri 35 për qind, kurse 40.3 për qind në Bosnjë e Hercegovinë.

Në Kosovë nga personat që janë të punësuar , 66 për qind janë të punësuar në kompani private; kurse tetë për qind prej tyre janë të vetë punësuar; shtatë për qind janë në institucionet e arsimit publik, shtatë për qind në institucionet e qeverisë qendrore dhe atyre lokale.

Në Kosovë, sipas të dhënave, të punësuar janë 40 për qind

Nga të punësuarit në Kosovë 15 për qind e tyre janë pa kontratë pune, me kontratë të përkohshme 57 për qind ndërkaq, me kontratë të përhershme 29 për qind.

Punëtoret në Kosovë bëjnë 43.5 orë punë në javë , ndërkaq ata të Shqipërisë 44.4 orë punë në jave.

Të dhënat e anketës tregojnë së në Kosovë paga mesatare e të anketuarve që punojnë është 513 euro, Shqipëri 420 Mal i Zi 450, Bosnje e Hercegovinë 442, kurse qytetarët e Maqedonisë kanë rrogën më të lartë në rajon 887 euro.

Anglishtja, gjuha e huaj që flitet më së shumti në Kosovë

Të anketuarit kanë dhënë të dhëna edhe sa i përket diskriminim gjatë intervistave për punë.  Në Kosovë shprehen se janë diskriminuar 59 për qind, ndërkaq 41 për qind shprehen se nuk janë diskriminuar.

52 për qind janë deklaruar se janë diskriminuar nga kompanitë private; prej administratës qendrore 32 për qind, ndërsa nga qeveritë lokale 29 për qind.

Arsyet e diskriminim janë 31 për qind për bindje politike;14 për qind vendlindja; 14 për qind mosha; pamja fizike13 për qind; paraqitja 12 për qind, dhe besimi nëntë për qind.

Në Kosovë janë 17 për qind që flasin një gjuhë, 44 për qind dy gjuhë, 26 për qind tre gjuhë dhe nëntë për qind katër gjuhë, ndërsa katër për qind flasin më shumë se katër gjuhë.

Gjuha e huaj që flitet më së shumti në Kosovë, është ajo angleze, pasta gjermane dhe franceze. Ndërkaq gjuha që dëshirohet më së shumti për tu mësuar është gjuha gjermane, angleze, franceze, spanjolle dhe arabe.

Perceptimi i favoreve seksuale në punë

Sipas të anketuarve Shqipëria dhe Kosova kanë nivelin e perceptimit më të lartë.

Në Shqipëri  dhe Kosovë, 33 për qind e të intervistuarave mendojnë që fenomeni i kërkimit të favoreve seksuale në punë është shumë i përhapur.

Në Kosovë 100 për qind e femrave thonë se nuk kanë pasur marrëdhënie seksuale me kolegë, vartës apo eprorë, kurse meshkujt 4 për qind thonë se kanë pasur marrëdhënie, një për qind me epror, një për qind me varëse dhe 95 për qind kurrë.