Kosova e Franca me bashkëpunim policor

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert, me të cilin diskutuan për bashkëpunimin policor mes dy shteteve.

Lajme

26/09/2018 12:27

Ministri Gashi njoftoi për të arriturat dhe gjendjen stabile të sigurisë në Kosovë dhe për angazhimet që do të bëhen sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ndërsa, ambasadori i francez vlerësoi të arriturat në Kosovë dhe u shpreh i gatshëm në vazhdimin e bashkëpunimit të mirë që ka ekzistuar mes dy vendeve, sidomos sa i përket bashkëpunimit policor mes dy vendeve.

Ndërkaq Gashi e njoftoi ambasadorin francez se janë bërë përgatitjet e duhura që të njoftohen qytetarët se cilat janë përparësitë dhe përgjegjësitë pas liberalizimit të vizave.