Kosova do të vazhdojë reformat ekonomike – Lajmi.net
Kosova do të vazhdojë reformat ekonomike
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 18:13, 14 February 2018
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim Zëvendësdrejtorin Menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang.

Kryeparalmentari Veseli falënderoi FMN-në për mbështetjen që i ka dhënë dhe po i jep Kosovës.

U vlerësua lart gjendja stabile financiare në Kosovë, si dhe u theksua fakti se Kosova ka shënuar përparim të konsiderueshëm në menaxhimin e financave publike. Në të njëjtën kohë u konfirmua fakti tjetër se Kosova është vendi me normën e rritjes më të madhe ekonomike në rajon.

Kryetari Veseli foli për nevojën e fuqizimit të mëtutjeshëm të sektorit privat, i cili kontribuon shumë në progresin ekonomik të vendit tonë dhe mirëqenien e qytetarëve tonë. Në këtë drejtim, ai theksoi se reformat ekonomike së bashku me qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit do të jenë prioritete të përhershme.​/Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO