Kosova arrin marrëveshje me Serbinë për dorëzimin e mbetjeve mortore të luftës

Komisioni Qeveritar për personat e pagjetur njoftoi sot se përveç kërkesave që ka shkëmbyer me delegacionin e Beogradit është arritur edhe një marrëveshje mes dy palëve rreth pranim dorëzimit të mbetjeve mortore të identifikuara.

Lajme

31/10/2018 12:45

Prenk Gjetaj nga ky komision bëri të ditur se pavarësisht gërmimeve nuk ka persona të gjetur.

“Aktivitet vlerësuese janë vazhduar në kuptim te gërmimit në Izbicë dje e pardje, këto dy ditë në Majanc, në Podujevë nuk ka pasur gjetje dhe sot do të vazhdojnë edhe në Polac. Kjo dinamikë e gërmimeve plotësuese do të vazhdoje rreh realizimit të urdhëresa të autoriteteve kompetente”, tha ai.

Në konferencën pas takimit të komisionit për të pagjeturit u tregua se është marrë edhe vendimi për përkrahjen e kryeministrit për ti përkrahur shoqatat e familjeve të personave të zhdukur me një shumë financiare prej 25 mijë euro.

Ndërsa këshilltari i kryeministrit dhe njëherit bartësi i dosjes së personave të pagjetur njoftoi se më 5 nëntor komisioni nga Kosova do të jetë në Hagë ku të gjitha komisionet rajonale do të shkruajnë një plan operacional për ndriçimin e fatit të personave të pagjetur.

Lluka tha se nëse Serbia nuk do të vazhdonte ti fshehte këto krime, zbardhja e fatit të personave të pagjetur do të ishte më e suksesshme.

“Po të mos vazhdonte Serbia ti fshihte krimet  ne do të ishim më të suksesshëm në zbardhjen e fatit të këtyre personave”, tha Jahja Lluka, raporton Zeri.

Ky komision thotë se vazhdon të shqyrtojë çështjet që kanë që kanë të bëjnë me ndriçimin të personave të zhdukur.