Koreja e Veriut: Testi i pestë bërthamor doli me sukses

Koreja e Veriut lajmëroi se ka kryer me sukses, testin e saj të pestë të një pajisjeje bërthamore, shkruan BBC.

Bota

09/09/2016 07:49

Njoftimi në median shtetërore u bë disa orë pasi një tronditje sizmike u vërejt pranë vendit ku u bë testi bërthamor.

Veriu tha se testi kishte qënë një “një mbushje bërthamore e zhvilluar rishtaz” dhe se tani ishte në gjendje të ngjisë një pajisje bërthamore mbi raketat balistike.

Koreja e Jugut ka bindjen se ky është testi më i madh bërthamor në Veri, duke shtuar frikën se ky shtet ka bërë një përparim real bërthamor.

Presidenti i Koresë së Jugut, Park Geun-hue e quajti këtë një akt “vetëshkatërrimi” i cili tregon “pakujdesi prej manjaku” nga lideri Kim Jong-un.

Ushtria e Koresë së  Jugut tha se produkti eksploziv i këtij shpërthimi mund të jetë dy herë më i madh se ai i testeve të mëparshme bërthamore. Analistët kanë shprehur frikën se kjo do të thotë se Veriu është një hap më afër të pasurit një armë bërthamore në përdorim.

Testi u pikas së pari kur një tërmet me magnitudë 5.3 ballë ndodhi të premten në mëngjes në verilindje të Koresë së Veriut, afër me sitit e testeve bërthamore të nëndheshme Punggye-ri.

Ashtu si dhe në testet e mëparshme bërthamore, format e valëve treguan se nuk kishte qënë dukuri natyrore.

Shefat e Shtabit të Koresë së Jugut thanë më vonë se shpërthimi kishte një fuqi prej 10 kilotonësh, që e bënte atë shpërthimin më të fuqishëm bërthamor të Veriut.

Ky është thuajse dy herë më i fuqishëm se testi i fundit në Janar, për të cilin Peniani tha në atë kohë se kishte qënë një bombë me hidrogjen.

Shumë analistë kanë dyshime për atë pretendim. Bomba që u hodh nga SHBA mbi Hiroshima në 1945 kishte qënë rreth 15 kilotonë.