Kordoni policor i bllokon protestuesit t’i afrohen Parlamentit
Protestuesit e revolucionit laraman arritën para Parlamentit maqedonas.

Lajme
Por, para Parlamentit, protestuesit u pritën nga barrikada e policisë e cila ishte vendosur në mes të rrugës, për të parandaluar ngjyrosjen e Kuvendit, ashtu siç protestuesit kanë vepruar gjatë ditëve të fundit.
Protesta e sotme është kundër tërheqjes së abolimit selektiv, dhe motojat e kësaj proteste është “Drejtësia selektive është padrejtësi.”
Ivanov më parë njoftoi se tërheq faljen për 22 persona, ndërsa për të tjerët tha se ata duhet vetë ta kërkojnë atë.