Konsumoni çdo mëngjes një gotë ujë të ngrohtë me kripë, ja pse

Uji i ngrohtë me kripë në mëngjes është një mënyrë e mirë për të pasur një organizëm sa më të shëndetshëm.

Lifestyle

25/10/2015 09:13

tudime të shumta kanë treguar se kjo metodë mund të japë rezultate shumë të mira për detoksifikimin e trupit dhe për mirëqënien e përgjithshme.

Rëndësia e hidratimit tashmë është e njohur, vlen të përmenden edhe përmbajtja e pasur e mineraleve në një filxhan të kësaj pije që mund të quhet medicinale. Trupi e absorbon ujin dhe kripën në mënyrë të mirë dhe të shpejtë sepse të dyja janë substanca natyrore. Jonet pozitive të trupit dhe jonet negative të ujit lidhen me njëra­tjetrën. Merrni një gotë ujë të vakët dhe tretni në të një majë luge kripë (varet nga preferenca e çdo kujt) dhe konsumojeni këtë pije çdo mëngjes esëll për 7 ditë.

Ja përfitimet që do të keni:

Është një burim i pasur mineralesh: kur uji është pak i kripur ai është i pasur me minerale. Mineralet janë baza e një ushqyerje të shëndetshme.

Detoksifikon trupin:

Kjo pije është antibakteriale dhe nëse e konsumoni rregullisht për një javë, ju do të pastroni trupin nga bakteret dhe toksinat.

Përmirëson shëndetin e kockave:

Uji me kripë rezulton i suksesshëm në trajtimin e osteoporozës dhe problemeve të tjera që mund të lidhen me shëndetin e kockave.

Hidraton:

Ky ujë është një alternativë e mirë dhe ndryshe që shërben në hidratimin e trupit. Trajton pagjumësinë: mineralet e gjendura në ujin me kripë mund të shërbejnë për të qetësuar sistemin nervor sepse këto minerale gjenden me shumicë në ujë dhe kripë.

Ndihmon në tretje:

Uji i kripur është një zgjidhje për traktin tretës sepse enzimat që gjenden në të e përmirësojnë këtë proces.

Kujdes! Ju lutemi, nëse keni probleme me stomakun apo probleme të tjera që lidhen me mos absorbimin e kripës në trup, mos e përdorni këtë metodë./albeu.com