Konsumoni çaj të zi? Atëherë gjithësesi duhet ta lexoni këtë

Sigurisht më së shumti keni marrë kritika kur keni zgjedhur një filxhan me çaj të zi ose kafe - por një filxhan shtesë i çajit të zi njejtë si kafeja mund të mos jetë e dëmshme për shëndetin siç e keni imagjinuar.

Lifestyle

25/10/2016 19:07

Kur flasim për rendimentet bimore, atëherë asgjë nuk është më e mirë sesa një gotë çaji jeshil. Ndërsa studimet e fundit kanë treguar se edhe një ose dy filxhanë me çaj të zi, sjellin mjaft përfitime shëndetësore.

Shëndeti oral: 

Studimet e fundit kanë treguar se konsumi i moderuar i çajit të zi, eliminon bakteret të cilat prishin dhëmbët dhe mbron dhëmbët nga kalbja. Gjithashtu çaji i zi eliminon bakteret në zgavër.

Shëndeti i zemrës: 

Konsumi i çajit jeshil dhe çajit të zi ulë rrezikun e sulmit në zemër. Studimet kanë treguar se njerëzit të cilët konsumonin 3 ose më shumë gota çaj të zi brenda ditës kishin 21% më pak gjasë të prekeshin nga sulmet në zemër.

Antioksidantë: 

Çaji i zi përmban polifenole, të cilat janë gjithashtu antioksidantë mjaftë efektiv që ruajnë ADN nga dëmtimet që vinë prej duhanit ose kimikaleve të tjera. Këto antioksidantë janë ndryshe nga ato që marrim me pemë ose perime, andaj shtimi i tyre në dietën ditore mund të sjellë përfitime shëndetësore shtesë, transmeton lajmi.net

Parandalimi i kancerit: 

Çdo ditë bëhen hulumtime për të kërkuar mënyra të parandalimit të kancerit dhe disa prej tyne kanë treguar se si polifenolet të cilat gjenden në çaj mund të parandalojnë disa lloje të kancerit. Sidomos gratë këshillohen të pinë çaj të zi, sepse zvogëlon rrezikun e kancerit ovarian.

Eshtra të shëndetshëm: 

Ata që pinë çaj të zi, kanë eshtra më të shëndetshëm dhe më të zhvilluar ku probabiliteti për tu prekur nga artriti është shumë i vogël për shkak të fitokimikaleve të gjetura në çajin e zi.

Rreziku nga diabeti: 

Studimi i bërë tek personat e moshuar ka nxerrur rezultate shumë interesante. Të moshuarit të cilët konsumonin 1-2 gota çaj të zi në ditë, kishin deri në 70 për qind më parë gjasë të prekeshin nga diabeti sesa të tjerët.

Lufton stresin: 

Çaji i zi gjithashtu ka rezultuar shumë efektiv në uljen e niveleve të stresit, pra një filxhan çaj derisa jeni duke mësuar ose duke punuar me orë të gjata dhe keni ngarkesë, nuk është një ide e keqe.

Sistemi imunitar: 

Çaji i zi përmban antigjene alkilaminë që ndihmojnë në promovimin e sistemit imunitar. Përveç kësaj në çaj të zi ka edhe tanine që kanë aftësi për të luftuar viruse dhe për të na mbrojtur nga gripi.

Ndihmon me tretjen: 

Përveç që ndihmon në tretje, taninet ndihmojnë edhe me sëmundjet e stomakut e gjithashtu në eliminimin e baktereve.

Rritja e energjisë: 

Ndryshe nga pijet e tjera që kanë përmbajtje relativisht të madhe të kafeinës, çaji i zi përmban kafeinë të mjaftueshme për ta rritur fluksin e gjakut në tru, pa mbi-stimuluar zemrën dhe kështu ndihmon frymëmarrjen, metabolizmin, veshkat dhe zemrën, shkruan lajmi.net

Faktor i lumturisë: 

Studimet kanë treguar se çaji i zi ka ekstrakte të përmirësimit të gjendjes emocionale dhe kjo ka shumë rëndësi.