Konfiskohen drogë e armë zjarri në një operacion të përbashkët policor në Ballkan – Lajmi.net
Konfiskohen drogë e armë zjarri në një operacion të përbashkët policor në Ballkan
Autori: Lajmi.net BotaLajme 19:35, 14 September 2018
Sasi të mëdha armësh dhe droge janë konfiskuar në një aksion të madh policor ndërkufitar të koordinuar nga Europoli, i cili synonte të luftonte krimin që vjen nga Ballkani Perëndimor.

Një operacion i madh ku u përfshin 8,300 policë nga 28 vende dhe që synonte frenimin e krimit që e ka origjinën nga Ballkani, ka bërë që gjysmë milioni njerëz, automjete dhe ndërtesa të kontrollohen në terren, tha Europol të premten.

Një njoftim për shtyp i Europolit tha se Ditët e Aksionit të Përbashkët u zhvilluan midis 5-9 shtatorit dhe përfshinte policë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia.

U përfshi gjithashtu policia nga 20 shtete të BE-së, si edhe policia nga Zvicra, SHBA-ja, Europoli dhe Frontex-i.

Në një shembull të një aksioni të përbashkët, më 6 shtator, një kamion turk me 34 emigrantë u ndalua në Hungari, pranë kufirit rumun.

“Disa qindra informacione u shkëmbyen midis të gjithë partnerëve, u arrestuan 32 të dyshuar, u konfiskuan 102 armë zjarri dhe u kontrolluan 60 shtëpi,” thuhej në një deklaratë për shtyp e Europol.

Ai listoi 159 armë zjarri, eksplozivë dhe armë të tjera të konfiskuara, si dhe 1,462 copë municione dhe 286 kilogramë droge.

Policia arrestoi trafikantë emigrantësh, emigrantë të paligjshëm dhe refugjatë, trafikantë droge, trafikantë armësh zjarri dhe falsifikues dokumentesh.

Ditët e Aksionit të Përbashkët  janë operacione të rregullta ndërkufitare të kryera nga Europol.

Nëntorin e kaluar, një operacion i Ditët e Aksionit të Përbashkët, i drejtuar kundër trafikimit të armëve në Ballkanin Perëndimor, rezultoi në konfiskimin e 135 armësh zjarri dhe 7,000 municionesh “Operacionin Kalibri”.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO