Konfirmon Kadri Veseli: Seanca e thirrur nga opozita mbahet sonte në orën 19 e 30

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli para pak çastesh nga salla e Kuvendit ka thënë se debati për seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri lidhur me votimin për ekipin negociator në dialog me Serbinë, ka përfunduar.

Lajme

05/09/2018 18:16

Megjithatë, sipas tij, për t’u futur në votim nuk ka kuorum, prandaj kjo seancë do të vazhdojë atëherë kur të ketë kuorum.

Ai ka folur edhe për kërkesën e 51 deputetëve të opozitës për seancë të jashtëzakonshme për dialogun me Serbinë, duke thënë se do të respektohen të gjitha procedurat dhe kjo seancë do të mbahet sonte në orën 19 e 30.
Lajmi.net më herët raporti se seanca e thirrur nga opozita do të mbahet sonte në orën 19 e 30. /Lajmi.net/