Komunistët përkujtojnë 5 Majin me foto të Enver Hoxhës (Foto)

Komunistët u bashkuan sot në homazhe te “Varrezat e Dëshmorëve”.

Lajme

05/05/2016 12:15

Me foto të Enver Hoxhës, dhe pankarta “Rroftë Partia Komuniste”, ata janë përkulur me grushtin lart para monumentit “Nëna Shqipëri”.

Partia Komuniste e Shqipërisë vendosi kurora me lule te varrezat e dëshmorëve. Të pranishmit pohuan se do t’u qëndrojnë përjetë besnik idealeve të lirisë.