Komposto qershie me limon – Lajmi.net
Komposto qershie me limon
Autori: Lajmi.net LifestyleReceta 23:29, 11 May 2017
Nëse edhe juve ju pëlqen shumë akullorja e shoqëruar me komposto apo reçel qershie, tani jeni në kohën më të mirë për ta përgatitur vetë, bazën e qershive, shkruan Living.

Sigurisht, mund ta përdorni edhe në ëmbëlsira të ndryshme, e rëndësishme është që ta bëni!

Përbërësit për dy vazo të vogla:
1 kg qershi
100 gr sheqer i bardhë
40 gr sheqer kaf
500 ml ujë
1 bustinë vanilje
lëkura e grirë e një limoni
50 g lëng limoni

Përgatitja:
Pastroni qershitë nga bërthama dhe hidhini në një enë ku do të shtoni dy llojet e sheqerit, lëngun e limonit dhe lëkurën e tij. Përziejini mirë dhe vendosini në zjarr të ngadaltë deri sa të shihni bulëzat e para të zierjes. Në këtë moment, ulni temperaturën e zjarrit dhe shtoni vaniljen. Lëreni edhe për 40 minuta të tjera dhe më pas do të jetë gati. Pasi të ftohet, shpërndaheni nëpër enët e qelqit. /Lajmi.net/

Fjalët kyçe: Komposto

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master
  • Play iStunt 2
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play 8 Ball Pool