“Kompani serbe regjistrohen në Kosovë për t’i ikur taksave”

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka deklaruar se policia serbe në bashkëpunim me organet tjera relevante, do të vërtetojë nëse kompanitë nga Serbia janë regjistruar në Kosovë, në mënyrë që t’i ikin pagesave të borxheve ndaj furnizuesve.

Lajme

14/04/2016 13:43

Ai ka thënë se lidhur e këtë do të bashkëpunojë, me siç është shprehur policinë e krahinës serbe, duke aluduar në Kosovën, për të parë nëse do të mund të zgjidhet kjo çështje.

“Kosova është pjesë e territorit tonë, por ne nuk mund që me kapacitet të plotë t’i kryejmë atje punë policore. Ndoshta do të kemi mundësi që t’i drejtohemi policisë tonë krahinore dhe të shohim nëse ata do të mund të zgjidhin diçka”, u ka thënë Stefanoviq gazetarëve në Beograd, transmeton lajmi.net.

Me rastin e pohimeve për keqpërdorime të disa kompanive serbe, Stefanoviq ka thënë se policia do nisë punën nëse ekzistojnë dyshime apo edhe urdhër nga prokuroria dhe, nëse gjenden shkelje të ligjit, do të jetë e gatshme që të ndëshkojë fajtorët./lajmi.net