Kokainë dhe seks me klientë VIP, ‘Princesha e seksit’ Eva rikthehet nga Italia me pranga në Rinas

Ajo njihej me emrin ‘Princesha Eva’. Por që prej ditës së djeshme, Eva Preka nuk do jetë më në Itali.

Lajme

15/03/2016 11:38

Prostituta e luksit iu dorëzua autoriteteve shqiptare, shkruan sot ‘Panorama’.

34-vjeçarja kishte edhe një nofkë në botën e trafikut të kokainës. Ajo quhej “Zonja e bardhë”.

Policia e Sanremos e arrestoi në flagrancë me 1 kilogram kokainë të pastër në vitin 2010. Arrestimi ishte pjesë e një operacioni ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Banda drejtohej nga partneri i saj. Por Eva u la në arrest shtëpie dhe ajo humbi gjurmët.

Vetëm në vitin 2014, policia e arrestoi sërish, këtë herë në Milano, ku punonte si prostitutë luksi.
Duke përdorur nofkën “Princesha Eva”, ajo e kishte zgjeruar aktivitetin e saj në Romë dhe Milano, duke shoqëruar klientë të pasur në restorante dhe hotelet më të mira.

Madje ajo bënte selfie me njerëzit e famshëm që takonte dhe më pas i postonte online. Pikërisht nga kjo u nis policia, që arriti ta prangosë në vitin 2014.

Ajo u ofronte klientëve jo vetëm seks, por edhe drogë të cilësisë së parë. Tanimë ajo është dëbuar në Shqipëri si masë alternative ndëshkuese.