Kokainë brenda bukës, arrestohen 2 shqiptarë

Dy muratorë shqiptarë dhe një maqedonas janë arrestuar nga policia italiane në Genova, pasi janë kapur me mbi një kilogram kokainë.

Lajme

20/04/2016 16:20

Shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, janë të moshës 31 dhe 26 vjeç.

Ata trafikonin drogën së bashku me shtetasin maqedonas dhe për ta bërë këtë, kishin gjetur një mënyrë krejt të veçantë, e fshihnin kokainën brenda bukës.

Ky lloj trafiku nuk binte lehtë në sy të policisë, por kohët e fundit ishte bërë i përditshëm duke hedhur kështu dyshime tek autoritetet.

Maqedonasi dhe dy shqiptarët janë arrestuar pasi dje, rreth orës 15:00 po shkëmbenin 2 bukë. Brenda tyre ishin futur 500 gr kokainë tek secila. Te banesa e shqiptarëve, policia gjeti edhe 150 gr kokainë. Gjithashtu u sekuestruan edhe 1000 euro.