Kodheli: 150 zemërluanë nderojnë Shqipërinë në NATO

​Ministrja e Mbrojtjes në Qeverinë e Shqipërisë, Mimi Kodheli, deklaroi sot se në raport me popullsinë dhe GDP-në, Shqipëria hyn tek vendet më të përkushtuara të NATO-s.

Lajme

23/05/2016 17:51

150 zemërluanë të kompanisë së I-rë, të batalionit të 2-të, të Këmbësorisë po nderojnë emrin shqiptar në sytë e botës.

Ministrja Kodheli nëpërmjet një postimi në statusin e saj Facebook shprehet: “Brilantë në “Brilliant Jump 2016”. Keni dëgjuar besoj personalitetet e larta ushtarake e politike të NATO-s që deklarojnë se ‪‎Shqipëria është anëtare e denjë e Aleancës”.

“Nuk e thonë për të na bërë qejfin. Në raport me popullsinë dhe GDP-në, hyjmë tek vendet më të përkushtuara. Këto ditë 150 “‪#‎Zemërluanët” e kompanisë së I-rë të batalionit të 2-të, të Këmbësorisë po nderojnë emrin shqiptar në sytë e botës”, shkruan Kodheli, duke shpërdarë një video të 150 ushtarakeve shqiptarë në “Brilliant Jump 2016”.