Koço Kokëdhima: Rama të dorëhiqet, Tahiri të arrestohet

Koço Kokëdhima, ka reaguar përmes një deklarate për zhvillimet e fundit, ku kërkon që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të japë dorëheqjen, ndërsa ish-ministri i Brendshëm, Tahiri të arrestohet.

Lajme

17/10/2017 18:01

 

Reagimi i partisë së drejtuar nga Koço Kokëdhima, erdhi pas fakteve të shumta të lidhjes së Tahirit me trafikantët e drogës.

“Dje u arrestua Moisi Habilaj, kushëriri në fjalë i Saimir Tahirit. Shërbimet Italiane kanë nje dosje me 416 faqe përgjime ku rezulton se Saimir Tahiri është i përfshirë direkt si mbështetës dhe përfitues milionash nga trafikantët e hashashit”- u shpreh ZGJIDHJA.

“ZGJIDHJA nuk pret asnjë ndjesë nga ish-ministri i kartelit të drogës, që kanabizoi vendin, mbushi me drogë mbarë Europën, fuqizoi krimin e organizuar dhe e la vendin në dorën e bandave që lajnë hesapet rrugëve të qyteteve dhe fshtatrave të terrorizuara të Shqipërisë”, thuhet më tej në deklaratën e Kokëdhimës.