Koci: Shteti nuk arriti t’i ofrojë siguri prokurorit Elez Blakaj

Avokati Arianit Koci, ka reaguar pas dorëheqjes së prokurorit që po hetonte listat e fryera të veteranëve, Elez Blakajt.

Lajme

15/08/2018 18:02

Koci përmes Facebookut shkruan se shqetësues është fakti që një prokuror special i cili po heton lëndë të ndjeshme jep dorëheqje.

Sipas tij, nëse arsye e dorëheqjes është kërcënimi, edhe më shqetësues është fakti që shteti nuk arriti t’i ofrojë siguri prokurorit Blakaj.

Ky është postimi i plotë i Blakajt:

“Prokurori hero Giovanni Falcone

Shqetësues është fakti që një prokuror special, i cili heton lëndë të ndieshme, jep dorëheqje.

Nëse arsyeja e dorëheqjes është kërcënimi, edhe më shqetësues është fakti që shteti nuk arriti t’i ofrojë siguri z. Blakaj.

Por, fakti më shqetësues prej të gjithëve është se ne, ende nuk kemi një prokuror që u bën ballë kërcënimeve dhe shantazheve.

Shteti nuk ndërtohet ndryshe, pos me individ të guximshëm si Giovanni Falcone – ish prokuror në Itali, që janë në gjendje të sakrifikojnë jetën e vet për atdhe!”/Lajmi.net/